Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United ka insistuar se ai ka shkuar në Kroaci vetëm për t’i vizituar shokët, e jo që t’i vlerësojë lojtarët për ndonjë transferim të mundshëm.
Ai e kishte shfrytëzuar pushimin në ligat e klubeve, që t’i ikë shiut të Manchesterit dhe të shkojë ta shohë lojën Kroaci-Ukrainë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Nuk kam ndonjë arsye të fshehtë. Erdha vetëm që t’i shijoj ditët e mia të lira, dhe t’i vizitoj disa shokë si Mijatoviç dhe Shuker”, tha portugezi për HNTV.