Lajmet e fundit
Strategu portugez e do nën urdhrat e tij talentin holandez, të birin e një legjende futbolli, që ka shkëlqyer këtë edicion me Ajax

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar ta transferojë asin e Ajax, Justin Kluivert, gjatë afatit kalimtar të verës.
19 vjeçari ka shkëlqyer në edicionin e tij të parë tek gjiganti holandez, duke zgjuar interesim tek skuadrat më të mëdha të Europës.
Dhe Mourinho shpreson se United do t'ia dalë ta rrëmbejë atë para të tjerëve, duke bërë ofertë për të qysh në fillim të afatit kalimtar.