Lajmet e fundit
Portugezi është fans i madh i sulmuesit 23 vjeçar, megjithëse Djajve të Kuq do t’u duhet të paguajnë 40 milionë euro nëse duan ta kenë.

Jose Mourinho shpreson ta transferojë Mauro Icardin tek Manchester United, megjithëse kartoni i sulmuesit ka vlerën 40 milionë euro.
23 vjeçari ka marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës pasi ka shënuar 47 gola në 95 paraqitje për skuadrën italiane.
Megjithatë, mediet italiane thonë se Interi nuk është i gatshëm as ta diskutojë mundësinë e shitjes së sulmuesit nëse të interesuarit nuk janë të gatshëm të paguajnë të paktën 40 milionë euro.