Lajmet e fundit

Djajtë e Kuq ishin tepër të qetë gjatë transferimeve të janarit. Por Jose Mourinho i di planet e tij.
Mou tashmë i ka identifikuar lojtarët që do t’i sjellë në Manchester United në fund të sezonit.
United ka pasur përforcime me Morgan Schneiderlin dhe Memphis Depay, të vetmet transferime, mirëpo Mourinho pritet që të bëjë edhe hapa të tjerë në fund të këtij sezoni.
“E di se çfarë dua kështuqë nuk kam pse të flas për transferet e ardhshme kur para kemi shumë ndeshje për të luajtur, kemi shumë për të luftuar dhe shumë lojtarë që të punojmë me ta. Do të përpiqem që gjithmonë të jem realist”, ka thënë Mou, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.