Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, rrezikon përjashtimin pas reagimit të tij kur Paul Pogba u ndëshkua pasi rrëzimin e Pogbas e cilësoi si simulim, njofton Klan Kosova.
Për këtë reagim të Mourinhos, ish-referi, Graham Poll, thotë se portugezi duhet të dënohet, dhe atë me gjashtë ndeshje mosprezencë në stadium.
Mou goditi një shishe të ujit me rastin kur Pogba u ndëshkua për simulim në barazimin 1-1 kundër West Ham-it, të dielën.
“Ndoshta fansat e United thonë se trajneri i tyre po trajtohet më ashpër se të tjerët, por për një kohë të gjatë gjestet e tij janë injoruar ose toleruar”, ka thënë Poll për Daily Mail.
“Referëve u është bërë mjaft me mungesën e respektit të treguar nga portugezi”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.