Lajmet e fundit
Lojtari i Bregut të Fildishtë ka thënë se ka pasur mungesë të “karaktereve të mëdha” në dhomat e zhveshjes në Stamford Bridge, por ish trajneri i tij e ka akuzuar për kontraversitet.

Jose Mourinho ka hedhur poshtë pretendimet e Didier Drogbas se tek Chelsea ka pasur mungesë lidershipi.
Drogba, që është duke promovuar autobiografinë e tij, në një intervistë ka thënë se dhomat e zhveshjes ishin plot emra të mëdhenj.
Por ai e ka theksuar se nga ai grup vetëm John Terry ka mbetur në Stamford Bridge, duke kërkuar nga të tjerët që të zhvillojnë atë mentalitet.
“Kur flet sepse do që të shesësh libra unë nuk dua të komentoj”.
“Më pëlqejnë intervistat. Më pëlqejnë intervistat e lojtarëve të mëdhenj si Didier me gazetarë të mirë. Por kjo ishte intervistë për të shitur libra”.
“Nuk më ka zhgënjyer. Ishte për të shitur libra”.