Lajmet e fundit

Jose Mourinho mund të rikthehet tek Reali i Madridit për të zëvendësuar Rafa Benitezin, madje drejtuesit e Los Blancos kanë kontaktuar me trajnerin portugez, për të kuptuar nëse është i disponueshëm për një tjetër eksperiencë në “Santiago Bernabeu”.
Këto janë zërat më të fundit në shtypin spanjoll, që u referohen zhvillimeve në kampin madrilen. Mourinho mësohet se i ka kërkuar presidencës madrilene të intensifikojë bisedimet, sepse kishte marrë një ofertë konkrete nga Manchester United.
Gjithsesi, 10 herë kampionët e Europës ia kanë bërë të qartë luzitanit se një përgjigjje përfundimtare do ta marrë në Janar.
Menaxheri i 52-vjecarit, Jorge Mendez ka mohuar të jetë arritur marrëveshja me “djajtë e kuq”, çfarë e bën edhe më të besueshme hipotezën e rikthimit të klientit të tij në kryeqytetin spanjoll./albeu/