Lajmet e fundit
Jose Mourinho pati akuzuar disa futbollistë si spiunë, pasi mediat kishin marrë vesh strategjinë e tij para El Classico. Ish gardiani, Jerzy Dudek hedh dritë mbi ato ngjarjë në librin e tij të sapopublikuar.

Jerzy Dudek ka publikuar një libër në të cilin përshkruan peridhën e tij në Real Madrid.
Në të ish gardiani hedhë dritë mbi ndasitë që pati krijuar Jose Mourinho në dhomat e zhveshjes së ‘Los Blancos’.
Në një pjesë të tij, Dudek tregon për zemërimin e Mourinhos lidhur me një rrjedhje informacioni për rreshtimin e ekipit para El Classico.
“Mou erdhi poshtë në dhomat e zhveshjes, i zemëruar, sepse shtypi kishte zbuluar planin e tij për vendosjen e Pepe në mesfushë”.
“Kush është spiuni? A je ti Granero?”.
“Jose insisitoi se kishte dikush që spiunonte dhe që nuk do të reshtte derisa ta gjente. Pastaj mbylli dorën dhe iku”.
Ky incident bëri që të thellohej ndarja në dhomat e zhveshjes, sidomos presioni ra mbi Casillasin, shtoi Dudek.