Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka deklaruar se ai do të dëshironte transferimin e Eden Hazard, edhe pse The Special One nuk pati një sezon të mirë me Chelsean vitin e kaluar sa ishte në krye të kësaj skuadre.
“Historia thotë se kur Eden Hazard është lojtari më i mirë në Premier Ligës, Chelsea shpallet kampion. Ka ndodhur me mua dhe ka ndodhur me Antonio Conten”, ka deklaruar Mourinho.
Megjithatë portugezi nuk mendon se një gjë e tillë mund të ndodhë, raporton Goal.com, përcjell Klan Kosova.
“Chelsea udhëhiqet nga njerëz me përvojë dhe inteligjent të botës së futbollit. Mendojë se ata kurrë nuk do ta shitnin atë te Manchester United”, ka shtuar 55 vjeçari.
Për shërbimet e belgut gjatë këtij afati kalimtar u interesuan shumë skuadra të mëdha evropiane përfshirë edhe Real Madrid, mirëpo në fund ai mbeti nën urdhrat e Maurisio Sarrit.