Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, beson që David de Gea do të mbetet te ky klub.
Raportet e fundit kanë sugjeruar që United mund të detyrohen ta shesin përfaqësuesin e Spanjës, kontrata e të cilit skadon në fund të stinorit, por me opsionin që t'ia zgjasin edhe për një vit.
"Ai është portieri më i mirë në botë, dhe nëse ambiciet tona janë që të jemi një klub i madh, të jemi një klub fitimtar, na duhet portieri më i mirë në botë, dhe të duhen disa lojtarë të tjerë më të mirë në botë", ka thënë Mourinho pas fitores ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.
"E kemi portierin më të mirë në botë, dhe e di që ai dëshiron që të mbetet, e di që agjenti i tij është i lumtur që ta bëjë atë që do lojtari, dhe po ashtu e di që bordi e do atë që të mbetet dhe po punojnë në këtë".
"Andaj me shpresë që herët apo vonë ata të arrijnë në një përfundim".
https://www.youtube.com/watch?v=RQj7tAJDoMw