Lajmet e fundit

Italiani zgjodhi që të festonte fitoren me lojtarët e tij në vend se të përshëndeste kundërshtarin, por që Mourinho nuk e kaloi në heshtje këtë incident.
Jose Mourinho ka ulur poshtë rëndësinë e shtrëngimit të duarve me Antonio Conte pasi Manchester United u mposht 1:0 nga Chelsea në derbin e të dielës.
Palët kanë vazhduar marrëdhëniet jo të mira që prej kur Conte ka arritur në Premier League, dhe temperamenti shpërthyer në sezonin e kaluar kur italiani u akuzua se mbifestoi një fitore 4:0 kundër Djajve të Kuq, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
Këtë të diel Mourinho është anashkaluar nga Conte pas vërshëllimës së fundit, pasi ai shkoi drejt e në fushë për të uruar lojtarët, për të lënë ‘Special One’ me anëtarët e stafit të skuadrës së tij tek bankina.
Sidoqoftë portugezi kë këmbëngulur se nuk ka asnjë problem në mes tyre, kur është pyetur për duarshtrëngimin.
“A doni që ta ndjek atë deri në mes të fushës? Unë isha aty. Shtrëngova duart me të gjithë që ishin aty”.
“Mendoj se njëri prej tyre ishte vëllai i tij, asistenti, kështu që ndjej se duke shtrënguar duart me vëllanë dhe asistentët tjerë kam kryer detyrën time. Nuk mund ta ndjek pra”, ka thënë Mourinho ndër të tjera.
“Pse duhej ta prisja në tunel. Ai nuk ka pritur. Nuk ka ndonjë problem sa i përket kësaj. Nëse brengoseni për të tilla gjëra...s’ka problem”, ka shtuar ai.