Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Brazilit e pranon se ai mund dhe do të duhej të kishte pasur ndikim më të madh në ndeshjet e Parisit këtë sezon.

Lucas Moura pajtohet me fjalët e trajnerit, Laurent Blanc, se ai duhet që ta dëshmojë veten tek Paris Saint Germain.
Para përballjes së fundjavës ndaj Nantes, Blanc lavdëroi aftësitë e Lucasit, por kërkoi nga ai që të bëjë më shumë sepse ka mundësi.
23 vjeçari beson se puna e madhe dhe të bashkëpunimi i madh me të tjerët, duke mos qenë aspak vetjak, si edhe fakti që ai nuk është golshënues tipik, mund të kenë bërë që trajneri të ketë këtë mendim.
“Pajtohem me të. Po punoj për t’u përmirësuar. Ndonjëherë e paguaj çmimin sepse e vë skuadrën para gjithçkaje”.
“Unë gjithmonë i ndihmoj mbrojtjes, ndaj nuk kam kohë që të arrij në zonën e rrezikshme të kundërshtarit”.
“Nuk jam golshënues, por e di që do të përmirësohem. Gjëja më me rëndësi për momentin është që të përmirësohem”.