Youssufa Moukoko ka nënshkruar kontratë të re me Borussia Dortmundin, deri më 2026.
Moukoko është shprehur i lumtur me zgjatjen e kontratës, teksa ka shtuar se është vendim nga zemra, transmeton Klankosova.tv.
“Isha i nderuar nga interesimi i klubeve të tjera, por në fund të fundit është një vendim i zemrës. Tifozët më kanë mbështetur gjithmonë dhe gjithashtu dua t'u kthej diçka atyre dhe klubit”, ka thënë Moukoko.
Për anëtarin e Dortmundit, shumë klube u vënë pas tij, pasi do t’i skadonte kontrata aktuale, në qershor.
Ai refuzoi të gjitha dhe vendosi të zgjasë kontratën me klubin gjerman, ku do të jetë të paktën deri në vitin 2026, nëse nuk do të ketë ndonjë lëvizje gjatë afatit të ardhshëm.
Moukoko është dalluar qysh në moshë të re për talentin dhe aftësitë e tij, teksa është bërë edhe lojtari më i ri që debuton me Kombëtaren e Gjermanisë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.