Lajmet e fundit
Portugezi ka instaluar mentalitetin "ne kundër botës" tek të gjitha skuadrat e tij para United, ku është duke u munduar që t'i shmanget.

Jose Mourinho nuk duhet të instalojë mentalitetin e tij tashmë të njohur tek Manchester United nëse do të ketë sukses, mendon Ron Atkinson.
Pasi fitoi katër ndeshjet e para, United u mposht në tri të tjera me radhë, në vetë tetë ditë.
Portugezi, që ka kritikuar gjyqtarin për dy humbjet e fundit, ka instaluar mendësinë "ne kundër botës" tek të gjitha skuadrat paraprake.
Por Atkinson ka thënë se Mou nuk duhet ta bëj këtë tek United, nëse do të ketë sukses.
"Kurrë nuk kam qenë fans i skuadrave me mentalitet agresiv".
"Nuk ka asgjë të keqe në të qenët i ashpër me lojtarët, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të antagonizohen të tjerat".