Lajmet e fundit

Manchester United është duke planifikuar një lëvizje prej 70 milionë funtave për mesfushorin e Monaco, Bernardo Silva.
Raportimet thonë se Jose Mourinho e do 22 vjeçarin portugez dhe Antonie Griezmann që pritet të kalojë gjatë verës në Old Trafford.
Një blerje e Silva, që ka shënuar katër gola dhe ka bërë shumë asistime këtë sezonë, nuk duket se do të jetë e thjeshtë, pasi që edhe Real Madrid është i interesuar për të riun.
E mira për United është se Silva përfaqësohet nga Jorge Mendes që është edhe agjent i Mourinho-s./Klan Kosova/