Lajmet e fundit
Jose Mourinho ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet lidhur me John Stonesin në një intervistë para përballjes së Chelseat me Evertonin.

Jose Mourinho la intervistën për të mos pasur nevojë që t’u përgjigjet disa pyetjeve që kishin të bëjnë me John Stonesin, para përballjes Everton – Chelsea.
Mou nuk deshi që të fliste më shumë për këtë temë duke thënë: E vetmja gjë që mund t’u them është që pres që ai të luajë”.
“Kaq mund t’u them”.
Ai ka sqaruar edhe vendimin që në qendër të mbrojtjes të luajë me Gary Cahillin dhe Kurt Zouman.
“Nuk ishte e lehtë që të lija një nga qendërmbrojtësit jashtë. John ka punuar me mua në pesë vitet e fundit”.