Lajmet e fundit
Menaxheri i Chelseat ka refuzuar të flasë për transferimet e mundshme të skuadrës ndërsa ka potencuar se s’është aspak i shqetësuar për formën në të cilën skuadra e ka filluar sezonin e ri.

Jose Mourinho ka refuzuar të komentojë për kalimin e mundshëm të John Stones në Londër.
I pyetur për të, Mou tha: “Nuk dua të flas për lojtarë të skuadrave tjera”.
“S’i komentoj mendimete e të tjerëve”.
Portugezi ngjashëm reagoi edhe për spekulimet që e lidhin Chelsean me një transferim të mundshëm të Paul Pogba.
“Ai është lojtar i Juventusit, unë jam trajner i Chelseat”.
“Nëse transferojmë dikë mirë, nëse jo kam skuadër të mirë gjithsesi”.