Lajmet e fundit
Jose Mourinho do të përballet edhe një herë me Barcelonën, këtë herë duke qenë në krye të pankinës së Chelsea.

Të mërkurën, Chelsea do të jetë testi më i madh i skuadrës që synon gjashtë trofe këtë vit, me njërën nga finalet vetëm dy javë larg. Nuk do të jetë ndeshje e çfarëdoshme miqësore, sepse s’mund të ketë të tilla kur Chelsea dhe Mourninho janë të përfshirë.
Mou është ‘persona nwon grata’ ndër fansat e Barcelonës, pas provokimeve dhe opinioneve të ndryshme lidhur me klubin katalan. Nuk është me rëndësi nëse fiton apo humbë, kjo klimë mosdurimi arriti kulmin kur Mourinho u bë trajner i Real Madridit.
Për më shumë, Mourinho ka pasur raporte me Enriquen sa ishte tek Barcelona. Së pari kur portugezi ishte numri dy i pankinës të cilën e drejtonte Robson dhe së dyti kur atë e drejtonte Van Gaal.
Por, kjo ndeshje s’paraqet kurrfarë ribashkimi. Cesc Fabregas do të takohet takohet me ish bashkëlojtarët për të parën herë që nga largimi i tij në vitin 2014. Ai ishte transfer i Pep Guardiolës në sezonin e tij të fundit në Camp Nou, por dështoi të përmbushë pritshmëritë edhe nën urdhrat e Tito Vilanovas e Tata Martinhos.