Lajmet e fundit
Trajneri portugez mendon se mund ta ndihmoj Radamel Falcaon të kthehet në formën e tij të dikurshme.

Jose Mourinho ka shprehur dëshirën për të pasur nën urdhërat e tij Radamel Falcao.
Portugezi është forca që tenton të bind blutë për të insistuar për një transfer të kolumbianit, sepse ai beson se mund ta kthej në formën që ai kishte në Porto e Atletico Madrid.
"Është e dhimbshme të shohësh se si në Angli, njerëzit mendojnë se Falcao është ai i Manchester United".
"Unë e njoh, e kam përcjellë që prej periudhës në Atletico Madrid dhe nëse mundem ta ndihmoj të kthehet në nivelin e tij, do ta bëja".
Falcao është i lidhur me një kalim në Stamford Bridge, por deri tash asgjë nuk është konfirmuar.