Lajmet e fundit

Trajneri i Chelsea, Jose Mohurinho ka thënë se ato që fliten rreth raporteve mes tij dhe mbrojtësit John Terry, nuk janë të vërteta.
Ai ka thënë se ata kanë raporte shumë të mira pavarësisht se kohën e fundit anglezi nuk është zgjedhja e parë e Mohurinhos në vijën e mbrojtjes së Chelseas.
“Nuk mendoj se John meriton që të flitet për të në këtë mënyrë, sidomos të thuhet se ai ka probleme me mua”.
“Nuk po flas për veten, pasi nuk brengosem për gjëra të tilla”, ka thënë Mohurinho.
Ai ka thënë se nuk ka kurrfarë nderimi të raporteve mes tyre dhe se ato janë të njëjta që nga viti 2004.
Kurse për mos inkuadrimin e Terry, ai është përgjigjur duke thënë se vet vendosë se kush duhet të luaj dhe kush jo, transmeton Klan Kosova.