Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United , Jose Mourinho ka thënë se as që e ka në plan ta lë të ikën talentin e jashtëzakonshëm, Marcus Rashford.
The Sun shkruan se portugezi është kategorik në qëndrimin e tij.
18 vjeçari shpërtheu te United sa skuadrën e drejtonte Luis Van Gaal sezonin e kaluar. Madje ai shënoi në debutimin e tij, po ashtu ishte kyç edhe në fitoren kundër Arsenal.
Sivjet pas ardhjes së Ibrahimovic është thënë se ai mund të largohet, por që Mourinho po mendon ndryshe. Ai po planifikon që anglezin i cili debutoi sivjet në evropian, t’i jap shans në formacionin e parë, transmeton Klan Kosova.