Lajmet e fundit

Luke Shaw duhet ta bindë Jose Mourinhon se ai ende ka një të ardhme në Manchester United, pasi pati një fillim jo edhe aq të mirë në këtë sezon.
Ai ka humbur pesë ndeshjet e fundit, për shkak të një lëndimi që mori disa muaj më parë kundër PSV Eindhoven në Holandë.
Phil Jones dhe Marcos Rojo, kanë impresionuar me paraqitjet e tyre në qendër-mbrojtje, bashkë me Matteo Darmianin i cili ka luajtur në pozitën e Shaw.
Gjithsesi, Shaw do të mbetet prapa nëse nuk tregon përmirësim në gjysmën tjetër të sezonit, pasi të kthehet nga pushimi.
I pyetur për të së fundmi, Mou e ka pranuar se ai ka nevojë që të bëjë përmirësime.
“Ai duhet të përmirësohet. Ai është një fëmijë dhe nuk pres nga një lojtar i ri që të jetë perfekt. Një lojtar i ri bën gabime dhe ka shumë gjëra për të mësuar e për t’u zhvilluar. Ai duhet ta bëjë këtë”, ka thënë Mou, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.