Lajmet e fundit

Jose Mourinho ka thënë se ka rikthyer gëzimin dhe besimin e Manchester United prej kur ka marrë pozitën e trajnerit – një vit më parë.
Shefi i United ka thënë se me arritjet e futbollistëve të rinj në këtë verë në skuadër, ata janë gati për gjëra të mëdha, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në sezonin e parë me Djajtë e Kuq, Mou ka fituar League Cup dhe ende ka gjasë për të përfunduar në top katërshe.
Ai po ashtu i ka prirë klubit drejt gjysmëfinales në Europa League ku ata do të takohen me Celta Vigo.
“Mendoj se Van Gaal pas largimit ka lënë futbollistë të mirë në klub që kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete”.
“Por mendoj se atyre u mungonte lumturia, u mungonte besimi, ripërtërija, çka sivjet i kanë të gjitha”, ka thënë ‘Special One’.