Lajmet e fundit

Trajneri, Jose Mohurinho e ka mbrojtur, mesfushorin Eden Hazard. Portugezi ka thënë se pavarësisht se Hazard nuk ka pasur një fillim të mirë edicionin e ri, ai mbetet lojtari më i mirë në Preimer League.
Belgu edhe në ndeshjen e Champions League, nuk kishte paraqitje të mirë pasi humbi penaltinë në minutat e para të takimit, por që Chelsea në fund fitoi 4:0.
“Edhe pse ai huqi penaltinë, edhe pse nuk ka shënuar gol për tre-katër javë, Hazard është futbollisti më i mirë në kampionat. Ai do të jetë më i miri përsëri. Nuk mund të them nëse nesër a po javën tjetër, por ai do të zgjidhet lojtar i takimit”.
Mou ka vazhduar më tej duke thënë se Hazard sezonin e kaluar ka luajtur çdo minutë gjë të cilën nuk e ka bërë dy vite më parë.
Sipas tij, Hazard ështe lojtar që mund t’i besoj, transmeton Klan Kosova.