Lajmet e fundit

Trajneri i Chelseas, Jose Mohurinho ka thënë se Hazard duhet të përmirësohet dhe të kthehet në formën që ka pasur sezonin e shkuar.
Belgu në edicionin e kaluar është zgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit në Preimer League. Ai i pati prirë Chelseas që të fitojë titullin e kësaj lige.
Por tash kanë ardhur sugjerimet nga strategu portugez se Hazard duhet të përmirësohet, këto fjalë kanë ardhur pas disfatës të së shtunës kur skuadra e tij u mposht nga Crystal Palace me rezultatin 2:1.
Përndryshe kjo ishte ndeshja e 100-të për Mohurinhon në shtëpi prej kur udhëheq me The Blues.
“Kur ju zgjidheni lojtari më i mirë i sezonës atëherë duhet të merrni përgjegjësi që sezonin e ri të jeni edhe më i mirë”.
“Nuk dua që të kaloj në vlerësime individuale, por në përgjithësi them se është e vështirë që të kesh përformanca të mira kur disa nga lojtarët nuk janë në nivelin më të lartë”.
Mouhrinho ka thënë se do të punojë ditë e natë për ta rikthyer Chelsean drejt fitoreve në javët e ardhshme, transmeton Klan Kosova.
“Kam për të punuar, analizuar dhe për të gjetur një zgjidhje. Më duhet të bëjë ndryshime dhe këtë nuk e kam problem” ka thënë Mohurinho.