Lajmet e fundit

Jose Mourinho, i ka fajësuar lojtarët e Manchester United për humbjen kundër Manchester City’t me rezultat 2-1 të shtunën.
Ai ka thënë se nganjëherë, disa lojtarë i zhgënjejnë trajnerët e tyre.
“Në pjesën e parë, ne ishim shumë më të mirë se ata. Ne e nisëm lojën keq”, ka thënë Mou në një intervistë për Sky Sports, transmeton Klan Kosova.
“E nisem lojën me disa lojtarë që ishin në nivelin e tyre normal të koncentrimit dhe nuk ishin aq të shpejtë sa e kërkon një ndeshje si kjo. Duhet treguar të mençur në mënyrën se si luani dhe si mendoni. Një apo dy lojtarë ishin nën këtë nivel, dhe çmimin e humbjes e pagoi ekipi”.