Lajmet e fundit
Shefi i Chelsea ka kthyer sulmin e bërë nga e shoqja e trajnerit të Real Madridit, që tha se Benitez “po pastron rrëmujën e bërë nga portugezi”.

Menaxheri i Chelsea, Jose Mourinho i është përgjigjur kritikave që i bëri e shoqja e Rafa Benitez, duke thënë se ai e pati shkatërruar Interin dhe duke vënë në thumb peshën e tij.
Montserrat Seara, e shoqja e Benitezit, krijoi një situatë të nderë kur tha se i shoqi po pastron rrëmujën e bërë nga Mourinho.
Këto komente kanë provokuar një përgjigje thumbuese nga shefi i bluve që përmendi shkarkimin e Benitez vetëm gjashtë muaj pasi mori drejtimin e Interit, që sapo kishte fituar tripletën.
“Zonja është pak e hutuar”.
“Sepse i shoqi i saj e emërua tek Chelsea duke zëvendësuar Roberto Di Matteon dhe tek Real Madridi duke zëvendësuar Carlo Ancelottin”.
“I vetmi klub ku Benitez më ka zëvendësuar mua ishte Inter, ku për gjashtë muaj shkatërroi skuadrën më të fortë në Evropë”.
“Mendoj se zonja duhet të fokusohet në një dietë të të shoqit dhe jo të merret me mua”.