Lajmet e fundit
Mesfushori ka lënë të kuptohet se ai është i hapur për një rikthim tek neroazurën, duke theksuar se epoka e tij tek Paris është duke shkuar drejt fundit.

Thiago Motta ka thënë se ai është gati për një cikël të ri dhe se është gati të kthehet në ‘ambientin e tij natyral’, tek Inter, me një vit të mbetur në kontratë me Paris Saint-Germain.
Italiani që kaloi dy vite e gjysmë tek neroazurët dhe ishte pjesë e skuadrës së vitit 2010 që fitoi tripletën, u largua nga aty në janar të vitit 2012.
Megjithatë, Motta ka lënë të kuptohet se tani është koha e duhur që ai të kthehet për t’i ndihmuar Interit.
“Piero Ausilio është duke bërë një punë të shkëlqyer si drejtor sportive i Interit”.
“Kthimi aty do të ishte sfidë e vërtetë, siç ishte edhe për Roberto Mancinin. Do të ishte sfiduese, por gjithashtu edhe një ambient natyral për mua”.