Dy motra medicinale janë kritikuar për videot ku shihen duke bërë “twerk” në pjesën e pasme të një ambulance, “në vend që të shpëtojnë jetë".
Rhianna Higgins, 25 vjeç dhe kolegia e saj shihen duke shijuar ritmet e këngës "Baby" nga Justin Bieber, në një video që tani ka mbi 250 mijë shikime.
Dyshja ishin pjesë e Shërbimit të Ambulancës, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.
"Kjo është arsyeja pse ambulancave u duhet kaq shumë kohë për t'u përgjigjur", komentoi një përdorues.
"Duhet të shpëtosh jetë, por bërja e TikTokut është përparësi", shtoi një tjetër.
https://twitter.com/thesun/status/1430475036482105354?s=25&fbclid=IwAR3YQqOIdw_EUYAP-QagFABpJ7N6caaeE8hIsIpQe2dynG_vbjQHsJUvU8M
Në videot e tjera, Rhianna dhe një kolege tjetër shihen duke vallëzuar në ndërtesat e Shërbimit të Ambulancës.
Një grua i mbrojti ato duke thënë "ato janë në pushim, nuk mund t'i fajësojnë" ndërsa një tjetër shtoi: "Video e mrekullueshme, tregon qartë se ata ishin në pushim”.
Shërbimi Ambulantiv në Yorkshire i përgjigjet rreth 700 mijë thirrjeve të urgjencës në vit dhe transporton rreth një milion pacientë.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.