Në edicionin e parë të emisionit “Big Talk” në Klan Kosova sot janë komentuar banorët e Big Brother VIP Kosova 4.
Opinionistët Vlorian Halili dhe Xheneta Fetahu thanë se Hygerta ka përvojë në televizion dhe se do të shfaqë më shumë karakterin e saj në ditët në vazhdim.
Kurse për Benitën thanë se është mësuar ndoshta që jashtë shtëpisë më të madhe në vend të jetë e përkëdhelur nga familja dhe shoqëria, por u tha se brenda BBVK4 nuk do të ketë nga banorët e tjerë një përkëdhelje të tillë.
Ndërsa Vullnet Krasniqi, ish-banor i Big Brother VIP Kosova 3, ka theksuar se ajo bashkë me Albën janë duke e luajtur rolin e të këqijave, duke i krahasuar me dy personazhe nga filmi vizatimor i Disneyt, Hirushja.
Kransiqi tha se ato po duken sikurse janë motrat e Hirushes, që njihen si personazhe të këqija. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=BXmwQD76Sco
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.