Dy vajza kanë mbetur të lënduara këtë mbrëmje në Vlorë, pasi u përplasën nga një motor.
Motomjeti që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale E. R. aksidentoi një të mitur 10 vjeçe dhe një 20-vjeçare, transmeton klankosova.tv.
I lënduar mbeti dhe drejtuesi i motorit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”.
Sipas topchannel, të tre lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.