Një e moshuar është përplasur nga një motomjet mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sipas Euronews.al, e moshuara si pasojë e lëndimeve të marra është transportuar menjëherë në spital, transmeton Klankosova.tv.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një nga segmentet më të frekuentuara të zonës bregdetare.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.