Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Prizren, konkretisht në rrugën e tranzitit të vjetër (Korishë-Prizren).
Në këtë aksident të përfshirë kanë mbetur një veturë me një motoçikletë.
I lënduar ka mbetur motoçiklisti, i cili ka pranur tretman mjekësor.
"Është një aksident i zakonshëm, me lëndime jo të rënda mes një automjet dhe motoçiklete", deklaruan nga policia për Klankosova.tv.
Derisa nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e motoçiklisit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.