Black Eyed Peas, kanë mbledhur forcat sërish për ta ri - lansuar hitin e tyre të vitit 2003 “Where Is The Love?”.
Arsyeja pse katërshja e njohur e këngëtarve kanë lansuar sërish këtë këngë është që sipas tyre bota ende ka nevojë të di se ku ndodhte dashuria, transmeton Klan Kosova.
Në këtë videoklip ka pamje të vendeve që tashmë janë në luftë, të refugjatëve e të personave me ngjyrë që vriten nga policia.
“Më kujtohet kur ndodhën sulmet në Paris, e njerëzit thonin që ‘ku është dashuria? E më pas ndodhi ajo në Belgjikë. Më pas në Turqi, më vonë Orlando, Ohilando, Alton para tij dhe më pas Dallas”.
“Çdo kush po na thoshte që na duhet sërish ajo këngë”, ka thënë anëtari i këtij grupi Will i.am.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.