Lajmet e fundit

Këtë të martë në Shqipëri do të ketë mot të kthjellët, por me vranësira kalimtare gjatë paradites.
Skaji verior gjatë pjesës tjetër të ditës parashikohet të ketë një intensitet të ulët reshjesh, për shkak të vranësirave më të theksuara.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke arritur vlerat nga 12°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 30 km/h, duke shkaktuar dallgëzim 1-2 ballë./TCh