Përkundër valës përvëluese që po përballet vendi ditëve të fundit, IKSHPK-ja nuk e ka marrë mundin ta kufizojë orarin e punës në ambientet e jashtme e as të lirojë nga puna kategori të caktuara të qytetarëve që kanë sëmundje kronike.
Derisa një praktikë e tillë ishte gjatë verës së kaluar.
Lidhur me këtë televizioni gjatë ditës nuk ka pranuar përgjigje as nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë.
Megjithkëtë, mjekët familjarë thonë se përveç punëdhënsëve edhe shteti duhet të angazhohet për sigurinë e shëndetin e qytetarëve.
Sidoqoftë, profesionistët e kujdesit parësor theksojnë se jo vetëm foshnjet, fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit janë të rrezikuar ndaj temperaturave të larta.
Specialisti, Rushit Ismaili tha se vetëm se kanë filluar paraqitjet e rasteve me helmim kryesisht ata që ushqehen jashtë shtëpisë.
Ai njëherësh apeloi për shmangie të ekspozimit në pikun e të nxehtit, veshje sa më të lehta dhe hidratim me ujë.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.