Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
"Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s", njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.