Tymi i duhanit mbetet i pranishëm në shumë ambiente të mbyllura, edhe pse ligji e ndalon qartë.
Mungesa e kontrolleve dhe inspektimeve ka bërë që ligji për duhanin të mos respektohet.
Qytetarët thonë se kjo tashmë u është bërë përditshmëri.
Një vizitor nga Franca, është i befasuar me këtë realitet, pasi në vendin prej nga vjen rregullat zbatohen me përpikëri dhe shkeljet ndëshkohen rreptë.
Për këtë çështje, Klan Kosova ka dërguar pyetje në Ministrinë e Bujqësisë, përgjegjëse për mbikqyrjen e Ligjit për Duhan, por që e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.
https://www.youtube.com/watch?v=zdbpH5dASEk
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.