Skizofrenia është një çrregullim i ndërlikuar mendor që prek 20 milionë njerëz në nivel global.
Njerëzit me skizofreni kanë një kombinim të simptomave ose përvojave, të cilat mund të përfshijnë halucinacione, dëgjim zërash, ndjenjë të shkëputjes, iluzione, të menduar ose të folur të hutuar.
Njerëzit mund ta menaxhojnë gjendjen me ilaçe dhe terapi psikosociale. Por pavarësisht trajtimit, njerëzit me skizofreni kanë 2-3 herë më shumë gjasa të vdesin herët sesa popullata e përgjithshme. Sëmundjet e tilla si sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes dhe infeksionet, shpesh janë përgjegjëse për këto vdekje.
Shkaku i saktë i skizofrenisë është i panjohur. Sidoqoftë, disa faktorë, të tillë si stresi, ilaçet, trashëgimia gjenetike dhe ndryshimet në kiminë e trurit, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje, shkruan Medicalnews, përcjell Klankosova.tv
Valët e ndryshuara të trurit tek ata me skizofreni të diagnostikuar ndodhin për shkak të humbjes së fitimit sinaptik, ose ngacmueshmërisë. Halucinacionet dhe simptomat e tjera të skizofrenisë, megjithatë, u shoqëruan me humbjen e frenimit nervor.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.