Lajmet e fundit

Chelsea kanë njoftuar se Victor Moses i është bashkuar klubit turk, Fenerbahçe, deri në fund të seznit, 2019-2020.
Goal raportoi të enjten që Të Kaltrit kishin shpresuar që ta shisnin përfaqësuesin e Nigerisë gjatë afatit kalimtar të janarit, por si duket kanë arritur që ta huazojnë vetëm për një vit e gjysmë.
Kontrata e tij aktuale me londinezët skadon më 2021, por mosaktivizimi i tij nga trajneri i ri, Maurizio Sarri, solli edhe situatën ku Moses-it iu desh që të largohet.