Lajmet e fundit
"Nuk jam penduar aspak. Kam marrë një vendim të atillë, sepse nuk doja ndryshime në mes të sezonit. Normalisht, Kepa është portier i mirë", ka thënë shefi i pankinës së Real

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk pendohet për mostransferimin e Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao në janar.
Të Bardhët kanë qenë të lidhur me transferimin e gardianit 23 vjeçar, por vendosën të mos e bëjnë të tyrin lojtarin, që nënshkroi kontratë shtatëvjeçare me Bilbao.
Dhe tekniku francez ka deklaruar se nuk është penduar aspak për vendimin e marrë gjatë afatit kalimtar të janarit.
"Nuk jam penduar aspak. Kam marrë një vendim të atillë, sepse nuk doja ndryshime në mes të sezonit. Normalisht, Kepa është portier i mirë".