Lajmet e fundit

Është një trajtim që shumë fëmijë gëzojnë gjatë pjekjes me prindërit e tyre.
Por, lëpirja e tasit të përzierjes mund të mos jetë e sigurt, në fund të fundit, sipas rregullatorëve të sigurisë ushqimore, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk është për shkak të vezëve të papërpunuara në përzierje - por miellit të papërpunuar.
Paralajmërimi vjen pasi një shpërthimi të sëmundjes së Escherichia coli, virus ky i lidhur me një grumbull mielli në SHBA.
Tani Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar ka përsëritur paralajmërimin e qeverisë amerikane për miellin e papërpunuar, duke përmendur shpërthimet e helmimit me ushqim të shkaktuara nga salmonella dhe Escherichia Coli, në vende të tjera si arsye për ta shmangur atë.
Udhëzimi i ri ka gjasa të vijë si një goditje e freskët për gatuesit vetëm disa muaj pasi FSA përfundimisht ngriti një paralajmërim shëndetësor mbi vezët e papërpunuara që ishte në vend për pothuajse 40 vjet.
"Ne këshillojmë që njerëzit të mos hanë brumë të papërpunuar gjatë përgatitjes nëse udhëzimet e prodhuesit thonë se është e sigurt për ta bërë këtë, sepse brumi nuk është i planifikuar për ta ngrënë në atë gjendje dhe disa përbërës nuk mund të jenë të sigurt për të ngrënë pa e gatuar''.
''Është gjithmonë e këshillueshme që të ndiqni udhëzimet e prodhuesit kur përdoren përbërësit e ushqimit'', thuhet tutje në njoftimin e FSA-së, transmeton Klan Kosova.