Lajmet e fundit

Shumë nga ne, pasi të hapim një shishe të verës, nxitojmë ta hedhim tapën, që na duket se nuk na kryen më punë për asgjë.
Në fakt, tapat e shisheve të verës ose shampanjës, mund t’i shfrytëzojmë në disa mënyra.
Madje, ato mund të jenë shumë të dobishme për disa nga telashet e zakonshme në shtëpi, si gërvishtjet në tavolinën e drurit, kabllo që lidhen mes vete e dyer të dollapëve që kërcasin shumë.
Por jo vetëm kaq. Tapat mund t’i përdorni edhe për dekorime unike për ambientin e shtëpisë tuaj, transmeton Klan Kosova.
Shihni videon më poshtë dhe inspirohuni. Jemi të sigurt se pas kësaj videoje, do të bëheni koleksionues i tapave :)