Lajmet e fundit

Shishet e qelqit jo pak herë i hedhim sapo të mbarojmë punë me to.
Por me siguri se shumë prej nesh edhe i ruajmë ato, me idenë se mund të na hyjnë në punë.
Në vend se t’i ruani në shtëpi e të prisni sa të thyhen, merrini dhe shfrytëzojini.
Nëse nuk e keni ditur, me shishet e qelqit, kryesisht ato të pijeve alkoolike, mund të krijoni dekorime shumë të bukura dhe padyshim shumë unike, transmeton Klan Kosova.
Padyshim se është më e lehtë të pish çfarë ka në shishe por edhe të krijosh disa dekorime kreative nuk është e vështirë.
Hidhjani një sy videos së mëposhtme dhe futjuni punës!