Skuadra kampione e Kosovës në futboll, FC Ballkani, sonte do të përballet me klubin turk, Sivasspor, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova.
Kjo lojë do të jetë e rëndësishme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, shkruan Klan Kosova.
Për ta dëshmuar se interesimi për ta parë këtë ndeshje është i lartë, mjafton të përmendet fakti se të gjitha biletat janë shitur. Pra stadiumi “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet ndeshja, do të jetë i mbushur me shikues.
Ndeshja fillon sonte në orën 21:00, dhe për të gjitha sportdashësit që nuk kanë mundësi ta ndjekin atë nga afër, televizioni Klan Kosova është përkujdesur që atë t’ua sjellë në ekranin televiziv të shtëpisë suaj.
Përveç kësaj, në Klan Kosova do të ketë lidhje direkte, mysafirë dhe informacione të tjera që kanë të bëjnë me futboll.
Përballja gjithashtu do të transmetohet edhe në platformën Artmotion.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.