Lajmet e fundit

Camila Lopes nuk mund ta mendonte se një ditë do të mbetej në një libër. Kur djaloshi i veshur me një kostum të thjeshtë, i ulur ne barin ku ajo punonte kameriere i kërkoi një puro nga të Havanës dhe një gotë skoç, ajo thjesht pa sytë e tij.
Kur ai e pyeti në e kishte lexuar tregimin që i dha disa ditë më parë, Kamila i tha se i pëlqenin tregimet me kafshë. Ai i tha se në tregim nuk kishte asnjë kafshë dhe ajo nuk e kishte lexuar.
Por, Kamila Lopez vajza meksikane me flokët e gjatë nuk e kishte lexuar për një arsye të thjeshtë, ajo ende nuk dinte të shkruante dhe të lexonte anglisht.
Ajo ndodhej aty, në Los Anxhelos të gjente një burrë, që t’i jepte mbiemrin, jo të mbetej në një libër. Historia e saj është historia e qindra vajzave që emigrojnë çdo vit drejt vendeve me ekonomi më të mirë, për të ndryshuar.
Ato nuk kërkojnë dashuri, por thjesht një mbiemër. Kamila është personazhi kryesor i librit “Pyet pluhurin” me autor John Fanten përkthyer në shqip nga Astrit Cani.
Historia në këtë libër duket e thjeshtë. Një shkrimtar i ri, Antonio Bandini që bie në dashuri me një kameriere, Kamilën.
Por përtej thjeshtësisë në dukje të këtij subjekti që na vjen nga shekulli XIX, kjo është historia e përballjes së shkrimtarit me personazhin e tij. Antonio Bandini nuk është thjesht personazhi i këtij libri, por dhe shkrimtari.
Ai duhet të zgjedhë mes dashurisë me vajzën që çdo ditë e më tepër po futet në jetën e tij dhe shkrimit.
“Nëse do të bëhesh shkrimtar duhet të kuptosh mirë diçka. Ti ose do të krijosh përvoja të mëdha të jashtëzakonshme duke i shkruar, ose duke i jetuar… nuk mund t’i kesh të dyja…”, këto fjali i orvateshin në mendje Bandinit, teksa priste që Kamila t’i shfaqej me atë buzëqeshjen e saj në atë bar në Los Anxhelos.
Ai duhet të zgjidhte, në duhej të rendte drejt saj ose të mbyllej në dhomën e hotelit e të shkruante.
Mund ta jetonte këtë histori përmes përfytyrimit, ose duke e marrë Kamilën përdore të veshur me këpucët e saj të bardha dhe të bënin dashuri deri vonë në plazhin që nuk ishte larg prej andej. Ai duhet të zgjidhte…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/02/mos-dashuro-kurre-nje-personazh/