Morrissey ka komentuar në skandalin hollivudian të ngacmimeve seksuale duke pohuar që supozimet kundër Kevin Spacey-t nuk tingëllojnë “shumë kredibile” dhe që aktori është “sulmuar pa nevojë”.
Gjatë një interviste për sajtin gjerman Spiegel, vokalisti i The Smith+s kontestoi definicionin e ngacmimit në epokën moderne.
Ndonëse Morrissey e bëri të qartë që e dënon abuzimin seksual të çfarëdo forme, ai deklaroi që “personi të cilit i referohen si viktimë është vetëm i dëshpëruar” dhe tha se “nëse gjithçka do të shkonte mirë, dhe po të kishte pasur karrierë të madhe, ata nuk do të flisnin për këtë”.
“Nuk e di për juve, por në rininë time kurrë nuk kam qenë në situata të tilla. Kurrë. Gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm se çfarë mund të ndodhë”, vazhdoi ai.
“Kur je në dhomën e fjetjes së dikujt, duhet të jesh i vetëdijshëm se ku mund të çojë kjo”, vazhdoi ai.
“Prandaj nuk më tingëllon shumë e besueshme. Më duket sikur Spacey është sulmuar pa nevojë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.