Morrissey i ka kritikuar yjet që po e nderojnë këngëtaren Sinnead O’Conor e cila vdiq dje në moshën 56-vjecare.
Morrisey publikoi një shkrim në ueb-faqen e tij ku kritikoi reagimet pas vdekjes së saj, duke pyetur se ku kishte qenë kjo mbështetje për të sa ajo ishte gjallë.
“Ajo ishte përjashtuar nga produksioni pasi i kishte shitur shtatë milionë albume për ta”, ka shkruar Morrissey në letrën, “Ti e di që nuk mund të zgjasja”.
“Ajo u bë e çmendur, por jointeresante, kurrë. Ajo nuk kishte bërë asgjë gabim”.
“Ju po i thurni lavde tash SEPSE është tepër vonë. Ju s’e kishit guximin për ta mbështetur sa ishte gjallë dhe po ju lypte”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.