Morrissey ka njoftuar se po e incizon albumin e ri “Pa muzikë bota vdes”.
Ish-frontmeni i The Smiths i ka konfirmuar planet për ta incizuar albumin e tij të 15-të midis muajve janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm.
Ndërkaq, “Bonfire Of Teenagers” pritet që të publikohet në pranverë të 2023-ës, shkruan NME.
“Është rezervuar koha në studio për janar dhe shkurt 2023 kur Morrisey do ta incizojë albumin e tij të ri ‘Pa muzikë bota vdes’”, thuhet në një mesazh të ri në ueb-faqen e Morriseyt.
https://www.youtube.com/watch?v=0AvuweztG4Q
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.