Një person nga Tennessee i cili është burgosur 31 vjet për një krim të cilin nuk e ka kryer, transmeton Klan Kosova.
E gjitha që ai ka marrë si kompensim janë vetëm 75 dollarë.
Në tetor të vitit 1997 një grua ishte përdhunuar nga dy persona.
Ajo më vonë kishte identifikuar njërin prej tyre fqinjin e saj, Lawrence McKinney i cili ishte 22 vjeçar atë kohë.
Ai u dënua nën akuzat për përdhunim dhe vjedhje në vitin 1978 dhe u dënua me 115 vjet burg.
Provat e ADN-së e liruan atë nga akuzat në vitin 2008 dhe kur ai u lirua në vitin 2009, Departamenti i Korrektimit në Tennessee i dha atij çekun prej 75 dollarësh për të rifilluar jetën e tij.
Tani McKinney i është ankuar shtetit që t’i kompenzojë atij 1 milionë dollarë për vitet e jetës së tij që i kanë shkuar huq.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.